Mesfushori i Perusë zbulon bisedën misterioze: Ja çfarë më tha Falcao

64

Ndeshja mes Kombëtares së Perusë dhe Kolumbisë u mbyllë me barazim 1 me 1, por lëvizjet e dyshimta dhe bisedat e lojtarëve njëri me tjetrin bënë xhiron e botës.

Ishte minuta e 85-të, kur dy klubet morën një vendim befasues që mos ta sulmojnë njëri-tjetrin dhe ky takim të mbyllet me rezultat të barabartë, shkruan syri.net.

Kjo ndodhi pasi futbollistët morën vesh lajmin se Brazili po shkatërronte Kilin dhe në këtë mënyrë u kualifikua Kolumbia ndërsa Peruja siguroi “Play Off-in”.

Detajet e fundit vijnë nga mesfushori i Kombëtares së Perusë, Renato Tapia i cili zbulon bisedën me sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao.

“Në momentet e fundit kolumbianët na janë afruar. I dinin rezultatet e ndeshjeve të tjera. Fola me Falcaon dhe ai më tha se ishim brenda si ne, ashtu edhe Kolumbia”,  rrëfeu ai.

Tashmë Perusë i duhet të luajë në “playoff” me Zelandën e Re dhe pritet që kualifikimi të jetë formalitet.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.