Messi dhe Barça: 30 mln euro ndërtojmë spitalin për të kuruar kancerin

62

Klubi i Barcelonës së bashku me Lionel Messsin janë duke udhëhequr një fushatë sensibilizuese për ndërtimin e një Spitali Pedriatik të specializuar për të gjithë të sëmurët me kancer.

Zbatimi i këtij projekti do të fillojë gjysmën e dytë të vitit 2017 dhe pritet të finalizohet me sukses para dhjetorit 2018, shkruan “Mundo Deportivo”.

Ky spital do të jetë më i madhi në Europë e cila do të kushtojë plot 30 milionë euro, ndërsa brenda saj do të kurohen njëkohësisht rreth 400 pacientë.

Klubi i Barcelonës së bashku me Messin duke shfrytëzuar imazhin e tyre kanë bërë thirrje për ndihma financiare që ky projekt të nisë punën sa më shpejt.