Messi tek Manchester City? Aguero zyrtarisht jep lajmin e madh

90

Leo Messi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni por “ylli” argjentinas vazhdon të mbajë në ankth tifozët katalanas pasi nuk ka nënshkruar kontratën e re.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero edhe pse e pranon se do të ishte shumë i lumtur nëse do të luante me Messin në një skuadër, por thotë se transferimi i tij është shumë i vështirë, shkruan “Goal.com”, raporton syri.net.

“Paratë nuk janë problem në City. Por, mendoj se Messi, ashtu sikurse edhe Ronaldo janë simbole në skuadrat e tyre dhe është e vështirë që ata të largohen. Do të doja shumë që Leo të ishte në skuadrën time, por kjo duket shumë e komplikuar”, tha Aguero për TyC Sport.

Kujtojmë që në media është përfolur një transfertë të mundshme tek Manchester City, por deri tani asnjë lëvizje konkrete.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.