Milan dhe Juventus pas talentit gjerman

37

E ardhmja e futbollit gjerman quhet Julian Brandt.

Kështu së paku e kanë cituar mediat gjermane talentin e jashtëzakonshëm të Leverkusen’it.

Anësori i talentuar ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Leverkusenin duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha.

Së fundmi në garë për të janë futur edhe dy klubet e njohura italiane, Milan dhe Juventus.

20-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Leverkusen’in deri në qershor të vitit 2020, por ai mund të lihet i lirë nga klubi.

Ekipi i njohur gjerman është i gatshëm ta largojë lojtarin nëse për të vije një ofertë mbi 30 milionë euro. /Transferimet.com


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.