Milan gati 120 milionë euro për 3 transferime të mëdha

371

120 milion euro raportohet se është buxheti me të cilin Milani do të forcojë skuadrën gjatë merkatos së ardhshme të verës. Megjithatë, ka zëra se kuq e zinjtë mund të shpenzojnë më tepër.

Sulmi – Siç raporton gazeta “La Repubblica” në numrin e sotëm, objektivi kryesor i kuq e zinjve është të sjellin në Milano sulmuesin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili është shprehur i hapur për një transferim te Milani. Etëm për kartonin e tij, Milani duhet të paguajë nga 60-70 milion euro.

Mbrojtja – Për sa i përket mbrojtjes, Milani interesohet për Stefan de Vrij, mbrojtësi holandez i cili aktivohet te Lazio dhe ka një kontratë me klubin kryeqytetas deri në 2018-ën. Për të, presidenti i klubit lacial, Lotito kërkon 35 milion euro. Megjithatë, raportohet se holandezi me më shumë gjasë mund të transferohet te një skuadër e madhe në Angli.

Sulmues krahu – Për këtë pozicion, Milani ka në shënjestër një nga talentet më premtuese që aktualisht luan në kampionatin italian.

Fjala është për Keita Balde, i cili luan me Lazio-n dhe kontrata e tij me bardhë e kaltrit skadon në vitin 2018. Aktualisht, ai vlerësohet jo më pak se 30 milon euro.

Mesfusha – Për një regjior në mesfushë Milanit mund të zgjedhë mes Luiz Gustavo të Wolfsburg-ut apo talentit 21-vjeçar Mahmoud Dahoud, i cili luan po në Gjermani për Borussia Moenchengladbach.

Loading...