Milan gati 52 milionë euro për të sjellur këtë yll në San Siro

424

Milani i gjeneratës së re kineze është gati për të bërë ofertën e saj për të sjellë sërish në Itali, yllin e Arsenal-it, Alexis Sanchez.

Të paktën kështu raporton britanikja “Daily Express”.

Kileni nuk po kalon një moment jo të mirë te topçinjtë dhe nuk duket gati për të rinovuar me Arsenalin, ndërkohë që klubi raportohet se nuk është dakort ti japë sulmuesit rritjen e kërkuar të pagës.

“Rossonerët” mund të ofrojnë rreth 52,8 milion euro për klubin anglez dhe duken të gatshëm për të kënaqur kërkesat e lojtarit.

Në orbitën e Milanit nuk është vetëm Sanchez. Po sipas “Daily Star”, Milani mund të ofrojë edhe rreth 88 milionë euro për të marrë shërbimet e Romelu Lukakut, i cili aktivizohet te Everton-i.

Ndërkohë, një ditë më parë mediat në Itali raportuan se gjatë merkatos së verës Milani mund të hidhet në sulm edhe për Aubameyang, Keita e de Vrij.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.