“Milan ka plane të mëdha”

234

Vincenzo Montella ka insistuar se Milani po realizon objektivat përkundër formës së dobët që po kalon në Serie A.

Milani ka humbur katër ndeshjet e fundit, duke rënë në pozitën e tetë të tabelës, derisa po lufton për një vend që siguron Ligën e Kampionëve.

“Nuk jap ndonjë detaj për këtë”, ka thënë Montella kur u pyet për distancën nga pozitat që dërgojnë në Europë.

“Mendoj për objektivat fillestare, të cilat janë të krijojmë stil të lojës, jo formacion. Kështu më thanë kur nënshkrova për Milanin, se më duhet të bëjë mrekulli sportive dhe të promovoj lojtar të rinj”, ka shtuar ai.

“Besoj se jemi në hap me objektivat. Është koha që t’ua tregojmë këtë të gjithëve – përfshirë edhe mua”.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.