Mkhitaryan flet për ‘ditët e zeza’ që përjetoi te Man Utd

97

Henrikh Mkhitaryan ka thënë se ai u desht të kalonte “ditët e zeza” për të treguar veten te Manchester United.

Nga mesfushori armen pritej shumë nga tifozët e Old Trafford pas kompletimit të transferimit nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2016

“Me të vërtetë po e shijoj jetën time në Manchester, stërvitjet, ndeshjet, gjithçka. Jam ambientuar mirë dhe po punoj shumë që të luaj më mirë sepse e di se mund të jap më shumë.” – ka thënë Mkhitaryan, përcjellë Transferimet.com

“Ardhja në Manchester, ndoshta nuk e kam treguar krejtësisht potencialin tim, por në çdo ndeshje mundohem të jap më të mirën sepse kjo është e rëndësishme për mua, tifozët dhe klubin. Ndoshta në disa ndeshje nuk funksionon, por unë vazhdoj të punoj dhe të zhvillohem.

“Edhe kohërat e këqija vijnë në jetë, nuk ekzistojnë vetëm kohërat e mira. Ndonjëherë keni ditë të zeza dhe ndoshta nuk e kam pritur këtë, por isha i gatshëm për këto ditë, sepse po të njejtën situatë e kisha edhe në Dortmund.

“Çdo gjë të vie në mendje. Ju duhet ta inspironi veten që gjërat të shkojnë sipas orientimit tënd. Nëse je kokëfortë, asgjë nuk do të të ndihmojë. Nëse je i dëshpëruar, asgjë nuk do të të ndihmojë. Duhet ta mbani pozitivitetin dhe të vazhdoni të punoni për shansin e radhës.” /Transferimet.com/