Morata flet para ndeshjës kundër Napolit

44

Morata ka kërkuar nga bashkëlojatrët që të jenë të kujdesshëm ndaj Napolit.

Të mërkurën mbrëma, Real Madridi pret në Santiago Bernabeu Napolin, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, i cili ka luajtur disa ndeshje kundër skuadrës italiane sa ishte te Juventusi, ka kërkuar përqendrim maksimal nga bashkëlojtarët.

“Ata po luajnë mirë dhe janë në një ecuri pozitive. Callejón, Hamsik dhe Insigne janë shumë të rrezikshëm. Është ekip i madh dhe mund të fitojnë, por gjithashtu edhe ne, kjo është magjia e Championsit”, u shpreh Morata.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.