Mourinho flet për Ibrahimovic

86

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka lavdëruar Zlatan Ibrahimovicin për hat-trickun e shënuar kundër Saint Etiennes.

Sulmuesi veteran ka vazhduar sezonin e tij të shkëlqyer duke regjistruar edhe hat-trick për United në takimin e fituar 3 me 0 kundër skuadrës belge në Evropa Ligë të enjten.

“Ai ka shënuar shumë hat-tricke në karrierën e tij, por ky ishte i pari për të në Manchester United”, tha strategu portugez për faqen zyrtare të klubit.

“Ne e dimë që është më vështirë në Angli, ne dimë qartë që kjo është fantastike për të. Por, i rëndësishëm është rezultati dhe ne arritëm të mbajmë portën e pastër në shtëpi, gjë që është edhe më rëndësishme, po ashtu edhe tri golat janë një avantazh i mirë për ne”

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar 23 gola gjatë 35 paraqitjeve në të gjitha kompeticionit për klubin anglez këtë sezon.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.