Mourinho flet për spekulimet e fundit

61

Jose Mourinho ka bërë me dije se Manchester United nuk do të interesohet për marrëveshje që janë të panegociueshme.

Trajneri portugez bëri të qartë se “Djajtë e Kuq”nuk do të humbasin kohë në lojtarë që janë të vështirë për tu transferuara, pasi ata duhet të tregojnë vetë se nëse dëshirojnë të luajnë në “Old Trafford”.

“Ne nuk do të humbasim kohë në lojtarët që janë të vështirë për tu transferuara. Unë dua të punoj me këta lojtarë që ka deri në verë dhe tani i njoh më mirë se para shtatë muajsh”, ka thënë Mourinho.

“Ne do të transferojmë lojtarë që duan vërtetë të luajnë për skuadrën tonë dhe nuk do të vrapojmë pas tyre dhe t’i ofrojmë paga të çmendura”, ka shtuar portugezi.

Manchester United ndër vite është interesuar për transferimin e lojtarëve si, Gareth Bale, Antoine Griezmann, Ronaldo dhe Dybala, por në verë mbete të shihet se cila do të jetë befasia e tyre.