Mourinho i lumtur me paraqitjet e Mkhitaryan

4

Jose Mourinho e ka përgëzuar Henrikh Mkhitaryan pas golit që ai ka dhënë të enjten kundër Zorya’s, shkruan Goal.

Mkhitaryan ka pasur disa muaj të vështirë pas ardhjes nga Borussia Dortmund në Korrik, pasi u paraqit i dobët kundër Manchester City’t në shtator.

“Ai ishte mentalisht i fuqishëm”, ka thënë Mourinho. “Ai ishte shumë i determinuar që t’i luftonte vështirësitë që kishte me adoptimin dhe këtë po e bën në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Mou.

“Punoi fort fizikisht dhe e dimë që talentin e ka, atë talent për të cilin e blemë”.

Loading...