Nesta ka një mesazh për Milanin

82

Ish-lojtari i Milanit, Alessandro Nesta ka një paralajmërim për pronarët e rinj kinezë të cilët pritet të marrin përfundimisht drejtimin e klubit kuqezi.

Në një intervistë për “Sky Sport 24”, Nesta ka thënë se historia e klubit të Milanit nuk duhet të preket pasi drejtuesit e rinj duhet të mbajnë të njëjtën linjë si të Berluskonit, shkruan “Football-Italia”.

“Gjëja e parë që kam për të thënë në lidhje me Berluskonin është faleminderit. Kam luajtur për 10 vite me skuadrën e Milanit dhe kjo është një dhuratë nga Perëndia.

Ashtu si të gjithë gjërat e mira duhet të kenë fund: presidentët, trajnerët dhe lojtarët shkojnë e vijnë. Ajo që mbetet është klubi që nuk duhet ta humbë dinjitetin e saj. Unë mendoj se me ardhjen e pronarëve të rinj klubi i Milanit nuk duhet të shtrembërohet. Shpresoj që pronësia e ardhshme të vazhdojë me stilin e saj dhe që kishte krijuar Berluskoni për 30 vite në krye të kuqezinjve”, u shpreh Nesata.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.