Ngecin bisedimet për vazhdimin e kontratës!

44

Goal ka kuptuar se bisedimet për kontratën e Isco-s janë shtyrë, por nuk janë anuluar. Kontrata aktuale e Isco-s përfundon në qershor 2018, më pak se 18 muaj që nga tani, dhe diskutimet paraprake për vazhdimin e kontratës kishin filluar në vjeshtë.

Playmaker-it i është dhuruar mundësia për të treguar veten se e meriton një zgjatje të kontratës në Santiago Bernabeu pas një performance impresive ndaj Osasuna-s, përcjellë Transferimet.com

Numri 22 do ta shpaguajë besimin e trajnerit Zinedine Zidane, andaj nëse vazhdon me këso lloj performancash sikur ndaj Osasunës, nuk do të ketë probleme fare kur bëhet fjalë për një marrëveshje të re me madrilenët./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.