Një formacion luksi për titull në Premier League, 254 milionë € në bankë të rezervave [FOTO]

189

Shfaqja e Gabriel Jezusit te Manchester City ka bërë që të ulet në stol Kun Aguero. Kësisoji, argjentinasi i shtohet një ekipi të lojtarëve të famshëm të Premier League, që nuk gjejnë vend në ekipet e tyre.

Kun Aguero është “qershia mbi tortë”, në formacionin e yjeve të stolit, që ka përftuar “Daily Mail” për Premier League, këtë sezon. Një skuadër prej 254 milionë eurosh (duke pasur parasysh koston e lëvizjeve të tyre), me potencialin për të fituar titullin.

PORTA

Claudio Bravo erdhi si kërkesë e shprehur e Pep Guardiolës, pavarësisht skepticizmit nga tifozët e Manchester City. Performanca e tij është në rënie të lirë gjatë muajve dhe Pep e ka dënuar me uljen në stol, në tri ndeshjet e fundit të Manchester City.

MBROJTJA

Dëmtimet dhe vendimet teknike i kanë hequr Chelsea tre komponentët e mbrojtjes. Terry dhe Kompany kanë hapur rrugë për “gjakun e ri” në pozicionet e tyre, ndërkohë që vihet re se Shaw nuk preferohet publikisht nga Mourinho.

MESFUSHA

Kemi heterogjenitet në mesfushë, ku bëjnë pjesë: nënshkrimi zhgënjyes (Sissoko), një yll në rënie (Cesc Fabregas), një gjerman të mbivlerësuar (Schweinsteiger) dhe një lojtar me pritshmëri të mëdha (Martial), i cili i është nënshtruar konkurrencës te Manchester United.

SULMI

Kun Agüero do të shoqërojë Oliver Giroud, francezin e Arsenalit; si dhe Sturridge, që ka luajtur vetëm në pesë ndeshjet e fillimit të Premier League./telesport/.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.