Noble tregon kur u largua Payet nga grupi i “Whatsapp”

160

Mark Noble ka konfirmuar se Dimitri Payet ishte hequr nga grupi i West Ham në WhatsApp, pas transferimit në Marseille.

Para deklaratës së Mark Noble, ishte raportuar se lojtarët e West Ham i kishin kthyer shpinën Payet pas kërkesës për largim dhe ata nuk kontaktonin më me të, transmeton Transfermet.com

Francezi e kishte lajmëruar bossin Slaven Bilic se nuk dëshironte të luante më për West Ham dhe detyrojë klubin të finalizojë transferimin e tij te Marseille.

Por, Noble ka mohuar këto sugjerime, por ka konfirmuar se Payet u largua nga grupi, menjëherë pasi transferimi i tij u kompletua./Transferimet.com/

Loading...