“Nuk jam shpëtimtari i PSG-së”

54

Edinson Cavani ka thënë se nuk është shpëtimtari i Paris Saint-Germain, kur kampioni i Ligue 1 është në përgatitje për ndeshjen kunër Barcelonës në rrethin e 1/16 së Champions League.

Uruguaiani ka përparuar në sulmin e PSG pas ikjes së Zlatan Ibrahimoviq në Manchester United.

Cavani ka realizuar 31 gola në 30 paraqitje për klubin francez në të gjitha garant.

“Nuk e shoh veten si shpëtimtar”.

“Është e tërë ekipi që punon së bashku. Futbolli është sport ekipor. Të gjithë ne duhet të japim gjithçka”, ka thënë Cavani.

Ai ka shtuar si i duhet për të punuar si çdo lojtar tjetër i PSG.

Kurse për ndeshjen ndaj Barcelonës ka thënë se është i relaksuar dhe i qetë, duke pohuar se është i lumtur që është pjesë e një ndeshje kaq të madhe.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.