Nuk luan kundër Barcelonës lojtari kryesor i PSG

165

Të martën mbrëma pas një pushimi të gjtë dimëror vazhdon ngjarja kryesore evropiane në futboll, Lga e Kampionëve më ndeshjete 1/8 së finales.

Pjesën pranverore e hapin dy favoritë të mëdhenjë, Barcelona dhe Paris SG në spektaklin e parë në Paris. Një ditë para fillimit të kësaj ndeshje të madhe është kuptuar se parisienët do të luajnë në mungesë të futbollistit kryesor mbrojtësit nr1 në botë, Thiago Silva.

Silva nuk është ftuar në listën e 18. futbollistëve nga trajneri Unai Emery, sepse braziliani nuk ka ushtruar fare me pjesën tjetër të skuadrës.

Kapiteni nuk kishte luajtur as para pak ditësh në ndeshje kundër Bordeaux në Ligue1. Ishte padyshim edhe sivjet mbrojtësi i pazëvendësueshëm i kampionëve francez, kurse vet fakti tregon se ai sivjet ka shënuar edhe gjashtë gola.