Nuk do ta besoni me kë e krahason Conte, Fabregasin

317

Antonio Conte ka befasuar me deklaratën e tij për Cesc Fabregasin.

Strategu i Chelsea ka thënë se mesfushori spanjoll është një gjeni i madh i futbollit, dhe është shumë me fat që e ka në skuadër. Madje Conte e ka krahasuar atë me Andrea Pirlon.

“Cesc është gjeni i futbollit, Ju mund të thoni se si mund të them kështu kur ai nuk po luan aq shumë, unë ju them se ai më ngjan shumë në Andrea Pirlon kur isha tek Juventusi, që të dy janë truri i mesfushës”, ka thënë Conte.

“Atij i duhet edhe pak kohë që të përshtatet në strategjinë që po e zhvillojmë dhe do të shihni një dallim të madh tek Cesc dhe loja e tij që do ta bëjë në fushë”, ka shtuar trajneri i Chelseat.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.