Owen zbulon se çfarë ka ndodhur me Mourinhon dhe Drogban në futbollin anglez

85

Gjatë një interviste për ‘FourFourTwo’,Owen ka deklaruar se ardhja e Mourinhos dhe Drogbas në vitin 2004 në Angli, ka qenë një revolucion për Premierligën.

“Kur kam filluar të luaj futboll në Angli gjithmonë kemi luajtur me dy sulmues, me idenë se ata dy mund të luajnë së bashku në sulm.”

“Por, kur Mourinho inkuadroi sistemin me një sulmues, shumë njerëz menduan se ne duhet të kemi një sulmues të madh për të bërë të gjitha punët nga pak”, ka deklaruar Owen.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.