I palumturi i United i destinuar për largim

132

Tashmë nuk është sekrete se marrëdhëniet mes Jose Mourinho dhe Anthony Martial nuk janë të mira. Sipas Mirror, ish ylli i Monaco-s beson se Special One është duke u përpjekur për ta larguar atë në fund të sezonit.

Martial nuk ka vetëm mungesë të minutazhit këtë sezon, por gjithashtu edhe kritika nga trajneri portugez disa herë, përderisa, mundësia e largimit nga Manchester ishte konkrete edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Transferimet.com

Megjithatë, Mourinho vendosi ta mbajë atë deri në fund të sezonit 2016/17, kur e ardhmja e Martial te United pritet të merrë fund. Janë disa klube evropiane të cilat do ta mirëpritnin Martial me duar të hapura. Prej tyre raportohet të jenë AC Milan dhe PSG./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.