Pep: Gabriel Jesus si shalqiri

144

Kontrata e Manchester City’t me Gabriel Jesus, ishte sikur të blije një shalqi, ka thënë Pep Guardiola pasi braziliani dha golin e parë për ekipin.

19 vjeçari që erdhi në City nga Palmeira, ka shënuar gol një gol dhe ka asistuar në një tjetër në ndeshjen me West Ham e cila përfundoi 4 me 0.

“Kurrë nuk e di se çka ke blerë. Është sikurse shalqiri. Duhet ta hapësh që ta shohësh a është i mirë apo jo”, ka thënë Guardiola, shkruan BBC.

“Por si fillim është mirë. Jesus është luftëtar dhe ka instinkt për gol”, ka thënë ai.

City kishte nënshkruar me sulmuesin në verë të vitit të kaluar për 27 milionë funte.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.