Përballja e vëllezërve Pogba

10

Ndeshja mes Manchester United dhe Saint Etienne do të vërë përballë dy vëllezërit e familjes Pogba.

Manchester United cilësohet si favoriti kryesor për të triumfuar në Ligën e Evropës dhe rrugëtimin drejt këtij trofe e nis përballë një kundërshtari si Saint Etienne.

E veçanta e kësaj sfide do të jetë fakti që përballë do të vendosen dy vëllezër. Paul Pogba do të sfidojë vëllanë e madh Florentin, që luan si mbrojtës te skuadra franceze.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Old Trafford në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.