Perez shpenzon mbi 200 milionë euro për katër superlojtarë

342

Kampioni i Evropës dhe botës, Real Madrid nga vera e ardhshme do të jetë i lirë të transferojë lojtarë të rinj, pasi tashmë ka përfunduar dënimi i FIFA’s.

Skuadra spanjolle ishte dënuar me mos transferim të lojtarëve në një afat kalimtar, pas disa transferimeve të paligjshme të lojtarëve të mitur.

Por, nga vera e ardhshme Reali mund të bëjë transferime dhe në synim ka katër futbollistë të mëdhenj, shkruan Goal.com.

Reali do të tentojë që të transferojë katër futbollistë, një në çdo pozitë, duke filluar nga portieri.

Dëshira e parë është portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, i cili dëshiron të largohet nga Londra dhe në anën tjetër pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane.

Dëshira e dytë është David Alaba i Bayernit, i cili së bashku me Marcelon do të krijonin një konkurrencë shumë të fortë në krahun e majtë.

Dy dëshirat tjera janë dy sulmuesit e mëdhenj, Pierre-Emerick Aubameyang i Borussia Dortmundit dhe Paulo Dybala i Juventusit.

Sipas Goal këto transferime do të jenë shumë të vështira dhe pritet të kushtojnë më shumë se sa 200 milionë euro.

Loading...