Pesë arsye pse Inter mund ta fitojë derbin e së dieles

385

Derbi italian mes Juventus dhe Inter do të zhvillohet të dielen mbrëma me fillim nga ora 20:45. Calciomercato ka japur pesë arsyet se përse Inter mund të fitojë derbin:

Mauro Icardi: Sulmuesi argjentinas ka një rekord të golave mjaft të mirë ndaj Zonjës së Vjetër, duke shënuar 7 në 8 ndeshjet e fundit kundër tyre. Derby titanik i së dieles do të luhet në stadiumin e Juventus, ku Icardi kishte shënuar një super-gol, kur ai luante për Sampdorian, duke shkaktuar humbjen e dytë të Juventus në shtëpi që nga konstruktimi i stadiumit.

Liga e Kampionëve po afrohet: Pas një starti të dobët në ligë, përmirësimi i Inter gjatë kohës së fundit, është hiq më pak se i jashtëzakonshëm, duke ditur se vetëm tri pikë e ndajnë nga pozita për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Diskualifikimi nga Coppa Italia: Pas diskualifikimit nga Coppa Italia ndaj Lazio-s, fokusimi i Inter mbetet vetëm në ligë, andaj, ata do të japin maksimumin ndaj Juve-s dhe qëllimi i tyre i vetëm do të jetë arritja për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Pseudonimi ‘humbës’: Sikurse në dy derbit e fundit ndaj Juve-s, Inter janë prapë ‘humbësit’. Bianconerët do të jenë favoritët përsëri, e gjithashtu, tifozët e tyre do të presin shumë nga ata. Megjithatë, nerazzurët kanë treguar këtë sezon se nuk do t’iu mbetet ky pseudonim.

Forma e Inter ndaj Juves: Dy ndeshjet e fundit midis këtyre dy gjigantëve italian kanë përfunduar në favor të Inter. Andaj Juventus do të fillojë lojën të vetëdijshëm për këtë gjë dhe lojtarët e tyre do të jenë në presion të lartë. Inter në anën tjetër do të luajë me më pak presion, dhe me më shumë motivim, derisa kanë 7 fitore radhazi në ligë./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.