Presidenti i Atletico Madrid, ofendon keq United-in: Jeni skuadër e vogël për…

173

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka folur për mediat spanjolle në lidhje me eliminimin e madrilenëve prej Copa del Rey prej Barcelonës.

Kur u pyet për interesin e Manchester Unitedit rreth sulmuesi të francez Antonie Griezmann, Cerezo ka nënvlerësuar skuadrën angleze.

“Manchester United po interesohet? … Është ekip i vogël”, tha shkurt Cerezo pas takimit së mbrëmshëm, ku Barcelona në saje të fitores si mysafirë në ndeshjen e parë, gjeti vetën në finalen e Kupës së Mbretit.

Cerezo foli edhe për rezultatet e dobëta të Diego Simeones këtë vit dhe interesimin e vazhdueshëm të klubeve për trajnerin Diego Simeone.

“Unë besoj në kontratat që njerëzit nënshkruajnë, kjo vlen edhe për Simeonen dhe Griezmannin”, shtoi Cerezo.

Ndryshe, Griezmann ka kontratë të vlefshme me Atleticon deri në fund të sezonit 2020/2021.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.