Prezenca e Antonio Conte-s në Derbin e Italisë mbrëmë rrit spekulimet për brazilianin

270

Bossi i Chelsea, Antonio Conte ishte në tribuna mbrëmë për të shikuar ndeshjen Juventus – Inter, e cila përfundojë me rezultat 1-0 për vendasit, dhe raportet në Itali e kanë veçuar një lojtar.

Sipas Tuttosport, tekniku italian ishte aty për të vëzhguar mbrojtësin e majtë brazilian, Alex Sandro, lojtar të cilin ai e admiron shumë dhe shpreson ta sjellë në Stamford Bridge verën e ardhshme, përcjellë Transferimet.com

Spekulimet e muajit të kaluar kishin thënë se Conte kishte kthyer vëmendjen kah braziliani edhe gjatë merkatos dimërore, por të fundit që vijnë nga gadishulli thonë se ai do të jetë prioritet i Conte-s për verë./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.