Pse po hesht Klopp në merkato?

289

Deri më tani në Liverpool kanë arritur vetëm dy transferime, Mohamed Salah dhe Domenic Solanke.

Ndërkohë trajneri gjerman sot ka bërë të ditur se nuk është në kërkim të një mbrojtësi, shkruan Transferimet.com.

Sipas një analize shihet qart se Jurgen Klopp është duke heshtur në merkato për të parë skuadrat tjera se çfarë merkato po zhvillojn.Bëhet fjalë për ekipet në Premier League .

Për të parë formacionin startues tek Liverpool deri më tani risi është vetëm Salah dhe kritikat dhe ofendimet nuk kanë të ndalur nga tifozët e Liverpool pasi i është premtuar se do të transferoj së paku 4-5 lojtar.

Alex Oxlade-Chamberlain është lojtari i cili shumë shpejt pritet të vesh fanellën e Liverpool, por ende nuk ka asgjë konkrete, gjithmonë sipas mediave angleze.

Van Dijk ka qenë emri i shumë përmendur që është lidhur me një kalim tek Liverpool, por asgjë konkrete deri më tani.

Klopp sot në konferencën për shtyp bëri me dije se merkato është e hapur deri me 31 gusht dhe çdo gjë mund të ndodh.

A do të ketë transferime bomb te Liverpool këtë e dinë vetëm Jurgen Klopp.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.