PSG – Barcelona, Ronaldinho jep mendimin e tij

75

Pjesë e PSG-së nga viti 2001 deri më 2003, me Barcelonën nga viti 2003 deri më 2008, Ronaldinho mendon se përplasja mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve nuk ka favoritë. “Gaucho”, i freskët nga dalja në pension prej futbollit të luajtur, ka folur ekskluzivisht për “Goal.com”, duke dhënë mendimin për sfidën mes skuadrës së Emery dhe asaj të Luis Enrique.

PSG-ja, a mund të konsiderohet e mundur para se të luajë kundër Barcelonës?    Jo, në futboll kjo nuk ekziston. Gjatë një loje, gjithçka mund të ndodhë. Janë dy skuadra të mëdha, me lojtarë të klasit botëror, ndaj e përsëris, çdo gjë mund të ndodhë. Nuk ka asgjë të vendosur, në futboll gjithçka është e mundur.

Çfarë të bëjë PSG-ja, që t’i përballojë katalanasit?                                                    Unë nuk jam trajner, prandaj është e vështirë ta them (qesh). Siç e shoh futbollin, ju duhet që gjithmonë të luani në të njëjtën mënyrë. Ju nuk keni nevojë për të ndryshuar filozofinë e lojës në bazë të një kundërshtari të caktuar.

Skuadra e preferuar për juve?                                                                                     Unë kurrë nuk do të zgjidhja. I dua të dyja skuadrat, janë në zemrën time. Është shumë e vështirë…

A mendoni se një ditë PSG-ja do ta arrijë nivelin e Barcelonës?                              Kur jetoni me futbollin si një fëmijë, ju e dini se çdo gjë është e mundur. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Për mua janë të dyja skuadra të mëdha./Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.