PSG në mendime për tre sulmuesit e Preimier Ligës

88

Tre emra të mëdhenj për sulmin e Paris Saint Germain. Aktualisht kampionët në fuqi të Francës kanë në dispozicion sulmuesin që ka realizuar më shumë gola në Europë, uruguaianin Edinson Cavani i cili me 25 finalizime personale kryeson bindshëm listën e golashënuesve në Ligue 1.

Por pavarsisht kësaj trajneri i PSG, Unai Emery kërkon një tjetër emër të madh për tia bashkangjitur El Matadorit në vijën e parë të sulmit dhe drejtori sportiv i klubit parizien Patrick Kluivert ka nisur nga puna për të transferuar në Parc Des Princes një tjetër emër të rëndësishëm.

Alternativat për momentin janë tre, duke filluar nga Sergio Aguero për të vazhduar me Alexis Sanchez dhe Anthony Martial. Emri i parë në listën e preferencave të klubit anglez është pikërisht ai i El Kun Agueros, argjentinasit të Manchester City-it, i cili nuk është më i lumtur te klubi anglez dhe po mendon seriozisht largimin nga Citiziens.

Aguero sëfundmi është lënë në stol nga trajneri Pep Guardiola i cili ka preferuar të aktivizojë brazilianin Gabriel Jesus në majën e sulmit. Kjo është një nga arsyet kryesore që sulmuesi i La Selecion mund të largohet nga City në verë, por për Agueron përvec Paris Saint Germain-it, interesohen edhe disa klube të tjera.

Në listën e Patrick Kluivert është edhe Alexis Sanchez. Sulmuesit kilian i skadon kontrata me Arsenalin në vitin 2018 dhe gjasat janë që Sanchez të mos rinovojë më me topcinjtë e Londrës.

Emri i tretë por jo më pak i rëndësishëm është ai i Anthony Martial, sulmuesit francez të Manchester United. Pavarsisht se Jose Mourinho beson shumë te ish sulmuesi i Monacos, gjasat janë që Martial të largohet nga Djajtë e Kuq, sepse nuk po luan rregullisht./Transferimet.com/