PSG planifikon oferta për dy yjet e Premier Ligës

127

Paris Saint-Germain po planifikon të transferojë së paku një sulmues të madh gjatë merkatos së verës dhe sipas mediumit Goal.com, gjigantët e Ligue 1 kanë kthyer shikimin tek dy yjet e Premier Ligës, Sergio Aguero dhe Alexis Sanchez.

Sulmuesi i Manchester City u ul në stolin rezervë në dy ndeshjet e fundit të Premier Ligës, derisa Gabriel Jesus, i cili e zëvendësoi Agueron në formacion startues, shënoi tri gola dhe regjistroi një asistim në të njejtën kohë.

Shpërthimi i talentit brazilian mund të shënojë fundin e aventurës së Aguero-s në Etihad në verë dhe PSG janë një nga më të interesuarit.

Alexis Sanchez është sulmuesi tjetër që mund ta konsiderojë largimin nga klubi. Reprezentuesi kilian nuk ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Arsenal ende dhe mund të largohet nga Emirates Stadium gjatë verës.

Atletico Madrid do të bënte ofertë për të nëse Griezmann largohet drejt Man United, por PSG gjithashtu janë kandidatë të mundshëm për shërbimet e yllit 28 vjeçar./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.