Punë e kryer: Mesfushori i Juventus kompleton transferimin në Kinë

95

Mesfushori i Juventus, Hernanes, mund të konsiderohet si lojtar i ri i klubit të Super Ligës Kineze, Hebei Fortune.

Marrëveshja nuk është ende zyrtare, por një deklaratë nga klubi i Serie A pritet të lëshohet në orët e ardhshme. Juventus ka arritur marrëveshje ekonomike me Hebei Fortune, derisa ekipi kinez do të paguajë 10 milionë euro për të transferuar ish mesfushorin e Inter dhe Lazio, njofton Transferimet.com

Afati kalimtar kinez mbyllet në fund të muajit, që do të thotë se Hernanes do të transferohet menjëherë në Kinë. Mesfushori 31 vjeçar do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare dhe do të ketë pagë 9 milionë euro në vit./Transferimet.com/

Loading...