Rafa Benitez i nervozuar!

156

E ardhmja e Rafa Benitez si trajner i Newcastle United është në dyshim pasi që klubi nuk arriti ta mbështesë trajnerin spanjoll gjatë merkatos së janarit – dhe ai pritet që gjatë verës të reagojë ndryshe.

Ai pritet të kërkojë nga klube garantime për të shpenzuar gjatë merkatos së verës. Spanjolli është tejet i nervozuar, se përse pronari Mike Ashley refuzoi aprovimin e transferimit të anësorit të Crystal Palace, Andros Townsend, transmeton Transferimet.com

Dhe, përderisa Benitez është i fokusuar në garën për promovimin në Premier Ligë, Daily Mail ka kuptuar se ai mund të largohet në fund të sezonit nëse bisedimet me shefët e klubit nuk janë në pëlqimin e tij./Transferimet.com/

Loading...