Raiola qetëson tifozët e Milanit

42

Gianluigi Donnarumma ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e deritanishme, ndonëse sapo ka mbushur 17 vite mbi supe.

Ai ka qenë shpëtimtar i Milanit në dhjetëra raste gjatë dy sezoneve të fundit ku edhe ka fituar besimin për qëndruar mes dy shtyllave përkundër moshës së re.

Zërat e kohëve të fundit se Donnarumma mund të largohet nga Milani dhe të shkojë në ndonjë skuadër tjetër i ka hedhur poshtë agjenti i tij Mino Raiola, i cili nuk dëshiron të flasë për të ardhmen e djaloshit, ndonëse ai ende nuk ka vazhduar me kuqezinjtë.

“Nuk dua të flas për Donnarumman, pasi që ai ka nevojë të punojë në qetësi”, ka thënë Raiola.

“Ai është mirë te Milani, ka një kontratë që i skadon pas një viti e gjysmë dhe nuk jemi duke biseduar me asnjë skuadër tjetër dhe nëse dikush e do atë së pari duhet ta kontaktojë Milanin”, ka bërë me dije agjenti.