Real Madrid befason me portierin e ri, nuk është De Gea

78

Real Madrid ka gjetur zëvendësuesin e Keylor Navas.

Real Madrid ësjhtë në kërkim të një portieri të ri.

Edhe pse Keylor Navas vazhdon ta ketë mbështetjen e trajnerit Zinedine Zidane, klubi madrilen është në treg për një portier të ri.

Por, ai nuk do të jetë ylli i Manchester United, David de Gea.

E përditshmja spanjolle, Marca shkruan se Zidane ka dhënë OK e tij për portierin fantastik të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, i cili do të transferohet në Madrid verën e ardhshme, përcjell “lajmi.net”.

Arrizabalaga konsiderohet si portier me të ardhme të ndritur.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.