Real Madrid, gati plani për merkaton e verës

161

Në pritje të përfundimit të bllokimit të blerjes së futbollistëve të rinj në merkato nga FIFA, Real Madrid po përgatit planin e veprimit për këtë verë.

Florentino perez kërkon të bëjë një klub që mos ketë rivalë.

De Gea ose Courtois në portë, mendohet se do të ketë lojtarë të rinj edhe për mbrojtjen dhe mesfushën, ndërsa për sulmin pritet një blerje galaktike.

I konsideruar si Messi i ri, Peres dëshiron të blejë nga Juventus Paulo Dybala. Madrilenët mendojnë se argjentinasi ka të ardhme prej ‘Topi të Artë’.

Nga ana tjetër dy lojtarë mes Benzema, Morata apo Mariano do të largohen. Aq më tepër që këtë sezon vlera e disa prej tyre është rritur ndjeshëm duke kontribuar edhe në vlerën totale të ekipit. Nga 700 milionnë euro në 766 milionë.

Sipas të përditshmes AS janë 8 futbollistët që kanë shtuar vlerën e klubit me 66 milionë euro duke filluar nga Mariano që e ka rritur vlerën me 5 milionë tek Varanë me 10 milionë apo Casemiro i cili tashmë kushton 25 milionë nga 7 që u ble nga Porto./Transferimet.com/

Loading...