Refuzon mundësinë e bashkimit me Pirlon në MLS për të nënshkruar kontratë të re me Romën

84

Legjenda e Romës, Daniele De Rossi ka vendosur të mos transferohet në MLS në fund të sezonit, kur kontrata aktuale e tij me Romën skadon.

Mesfushori italian ka marrë oferta nga Amerika dhe Kina, por prioriteti i tij është të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me Romën, transmeton Transferimet.com

New York City i Andre Pirlo-s gjithashtu i ka ofruar një shans për t’u bashkuar me bashkëkombasin e tij, por De Rossi ka refuzuar.

Bisedimet për kontratën e re mes giallorossëve dhe ‘kapitenit të ardhshëm’ të tyre po vazhdojnë. Palët nuk kanë arritur ende marrëveshje, por ka optimizëm se 33 vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re me klubin e tij të fëmijërisë./Transferimet.com/

 

Loading...