Roma i kërkon 44 milionë Interit për këtë lojtar

121

Ylli i Romas Kostas Manolas, është pajtuar në terme personale që t’i bashkohet Interit gjatë transfereve të verës, shkruan Goal.

25 vjeçari i cili është shpërblyer si lojtari më i mirë qendërmbrojtës i Europës, është pajtuar për një kontratë të re dhe të fillojë sezonin e ardhshëm në San Siro.

Në anën tjetër, Interi mbetet që të diskutojë me menaxherët e Romës, të cilët kanë kërkuar 44 milionë euro për mbrojtësin.

Loading...