Rrëfehet Gattuso: Më vjen turp nga vetja që refuzova këtë skuadër

532

Keni menduar ndonjëherë se si janë fabulat e para nga sytë e personazheve negativë? Historia e Borëbardhës e treguar nga shtriga, mund të ishte tërësisht ndryshe. Ka një episode të cilin tifozët e Milan e kujtojnë me kënaqësi.

Në vitin 2008, Gennaro Gattuso ishte shumë pranë lamtumirës me kuqezinjtë, për tu transferuar te Bayern Munich. Ishte gjithçka e realizuar, edhe vetë futbollisti i binudr. Por, më pas Carlo Ancelotti dhe Adriano Galliani e izoluan atë në muzeun e klubit, e bënë të kuptojë se ajo ishte shtëpia e tij sportive dhe ai ndryshoi mendim. Qëndroi në Seria A, qëndroi në San Siro.

Histori romantike, por si është parë ajo me sytë e drejtuesve bavarezë?Ancelotti dhe Galliani e bindën Gattuson të refuzojë Bayern Munich dhe të qëndrojë te Milan.

Për tu vendosur në vendin dhe rolin e drejtuesve të Bayern Munich, mendon dhe e bën vetë protagonisti kryesor në fjalë, Gattuso.

Ky i fundit, në një intervistë për “Bild”përshkruan edhe një herë të gjithë ato momente, duke kërkuar të analizojë me sytë e gjermanëve.

“E di që nuk kam bërë një figurë të mirë me ata, përkundrazi. Madje më vjen turp.”, deklaron Gattuso, i cili asaj kohe vendosi të rinovojë kontratën me Milan, duke bërë që të prisheje një tratativë e cila konsiderohej e mbyllur me Bayern Munich.

“Duhet të kenë menduar se kam përdorur Bayern-in për të përfituar një pagesë më të madhe te Milan, por betohem që nuk shkoi kështu ”, vijoi Gattuso, ndërkohë që në kampin gjerman mund të ketë ende prej atyre që kanë dyshimet e tyre. Ai episode edhe sot e kësaj dite kujtohet me romanticizëm në kampin kuqezi, me krenari dhe nostalgji. Por fabulat, nëse shihen me sy të kundërt, mundet edhe që të mos kenë një fund të lumtur. /Telesport/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.