Sa i pafat Gabriel Jesus!

86

Ky është lajmi i fundit: ylli i Manchester City, Gabriel Jesus ka pësuar një çarje të këmbës, dhe mund të mungojë 2-3 muaj, që do të thotë se ky sezon ndoshta ka mbaruar për të.

Ylli brazilian pësoi dhimbje në këmbë pesëmbëdhjetë minuta pas fillimi të përballjes ndaj Bournemouth, që përfundoi 2-0 në favor të Citizens. Këtë lëndim sot e ka konfirmuar klubi si çarje të ashtit, njofton Transferimet.com

19 vjeçari ka qenë mjaft i dobishëm në karrierën e sapo filluar në Etihad, duke realizuar tri gola dhe një asistim në ndeshjet e tij të para me ‘Qytetarët’./Transferimet.com/

Loading...