Sanchez-rinovimi, ky është lajmi i fundit

122

Sulmuesi kilian ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me Arsenalin.

Tash e sa kohë, Alexis Sanchez mbanë peng Arsenalin rreth së ardhmes së tij. Sulmuesi i ‘Topçinjve’, vazhdon të mos pranojë vazhdimin e kontratës dhe siç shkruan e përditshmja angleze The Sun, lojtari nuk do të jap përgjigje deri në përfundim të stinorit, para se ta shohë se në cilën pozitë e përfundon kampionatin Arsenali.

Problemi kryesor deri më tani ka qenë kërkesa e lartë e Sanchez për një rritje page me kontratën e re ku ai kërkon të bëhet futbollisti më i paguar në Premier Ligë me një pagë prej 300.000 funtesh në javë, kërkesë të cilën Arsene Wenger nuk ia ka përfillur.

Për Sanchez ka shprehur interesim Paris Saint-Germain, që është i gatshëm t’i ofrojë atij një pagë të ngjashme me atë që ai kërkon te Arsenali.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.