Scholes: Ky ekip është favoritë për të fituar Europa League

11

Paul Scholes ka dhënë opinionin e tij për skuadrën favorite në Ligën e Evropës.

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes thotë se janë pikërisht ‘Djajtë e Kuq’, favoritë për të triumfuar në Ligën e Evropës.

Pas fitores 2:0 kundër ekipit ukrainas Zorya të enjten në mbrëmje, Scholes insiston se United nuk ka rivalë në këtë kompeticion.

Pas kompletimit të 32 skuadrave që do të luajnë në fazën eliminuese, Scholes ka deklaruar: “Nuk do të brengosesha nga asnjëra prej këtyre skuadrave që kanë mbetur. Mendoj që United ka një ekip shumë të fortë”.

“Ata kanë filluar të luajnë një futboll shumë të mirë dhe kjo më bën që të them se ata janë favoritët kryesorë në Ligën e Evropës”.

“Nëse ia dalin ta shfrytëzojnë këtë mundësi, nuk besoj se do të dalë dikush që t’i ndalë”, ka thënë Scholes.