Shkëlqeu në MLS me Colorado Rapids, Gashi tregon pse u transferua në SHBA

12

Me 10 gola të realizuar në 30 ndeshje me Colorado Rapids, sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi mund ta konsiderojë këtë sezon të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë parasysh faktin që në aventurën e tij të parë në SHBA, ai udhëhoqi ekipin e tij drejt finaleve të MLS, madje duke u kurorëzuar me një sërë çmimesh individualë. I shndërruar në beniaminin e tifozërisë së Colorado Rapids, Gashi pranon se është shumë i kënaqur nga sezoni i porsambyllur në MLS, sikurse dhe me jetën në SHBA, vendin ku ëndrrat bëhen realitet, duke treguar për mediat zvicerane edhe arsyen pse zgjodhi transferimin përtej oqeanit, me një siguri që nuk e bëri për para.

”Kam lënë pas një vit fantastik, kam fituar disa cmime, ja kam dalë të ndihmoj skuadrën me paraqitjet e mia në fushë dhe për këtë jam shumë i lumtur. Kisha kërkesa nga Seria A dhe Bundesliga, por unë doja të përjetoja diçka ndryshe. Zgjodha një aventurë të re drejt një vendi ku kaloj pushimet dhe ku jetojnë disa miq të mi. Kur më erdhi oferta nga Colorado nuk u mendova dy herë dhe nuk e bëra këtë zgjedhje absolutisht për para, sepse nëse do të zgjidhja anën ekonomike do të isha tranferuar në Kinë ose Dubai.

 


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.