“Shokohet” Chelsea: Ofertë marramendëse nga Kina për Diego Costa!

149

Sipas raporteve më të fundit në mediat britanike, Diego Costa, mund të largohet nga Chelsea, pasi një klub kinez ka dërguar në drejtim të tij një ofertë marramendëse, e cila vështirë se mund të refuzohet.

Edhe emri i klubit kinez nuk është zbuluar, bëhet e ditur se nëse Costa pranon transferimin në kampionatin kinez, ai do të përfitojë hiq më pak se 30 mln euro në sezonë.

Spanjolli është lidhur nga janari me një largim të mundshëm nga skuadra angleze e cila është lider në Premier League./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.