Shqiptarët e Grasshoppers-it pësuan debakël

1

Grasshoppers-i nuk tregoi formën e pritur ndaj Young Boys-it. Grasshoppers pësoi me rezultat 4:0 nga Young Boys, në takimin që u zhvillua në Bernë.

Alban Pnishi, Mërgim Brahimi luajtën titullarë për Grasshoppers-in, por nuk iu shkoi ndoresh ndaj rivalit. Golat i shënuan: Ravet (6’-nga penalltia), Kubo (21’), Zakaria (59’) e Frey (65’).

Pas 12 jave në elitën e futbollit zviceran, Grasshoppers renditet në vend të shtatë me 15 pikë, katër më pak se Young Boys që zënë pozitën e tretë.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.