Speciale: Kujtimet nga tragjedia e Mynihut

51

6 shkurti i vitit 1958 është dita kur ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha në botën e futbollit, ajo e Mynihut.

Sot bëhen 59 vite nga tragjedia e Mynihut, ku lojtarët e Manchester United po riktheheshin në vendin e tyre. Ne ju sjellim disa nga komentet rreth kësaj tragjedie:

“Të gjitha fluturimet të anuluara. Do të nisemi nesër. Duncan”, – shkruante Duncan Edwards në telegramin e tij për qiradhënësen e tij.

“Qetësia në avion u prish nga një e kollitur dhe pastaj një e qeshur e lehtë”, – Harry Greg. “Nuk e di pse po qeshim, të gjithë do të vdesim këtu”, – Johnny Berry.

“Do të vdesim”, – Ray Wood.

“Epo, nëse erdhi koha jonë, unë jam gati”, – Liam Whelan pak para nisjes së avionit nga aeroporti i Mynihut.

“Teksa avioni po nisej në pistë, diçka më thoshte se nuk do t’ja dilnim. Kujtimi im i fundit ishte që futa një pako letrash në xhepin tim”, – Bill Foulkes, 2008.

“Nuk e dija ku isha. Isha ende i ulur në ndenjësen time – e cila ishte shkëputur nga avioni. Mendova të mbyll pak sytë e lodhur, më pas Harry Greg dhe Billy Foulkes më thanë se kisha 15 minuta që isha pa ndjenja”, – Sir Bobby Charlton.

“Nuk kishte klithma, asnjë zë, vetëm zhurma e metalit që shkëputej. Diçka më goditi kafken time. Pastaj diçka më goditi në pjesen e përparme të kokës. Shija e gjakut të kripur ishte në gojen time. Kisha frikë të prekja kokën time”, – Harry Greg.

“Suveniri im më i çuditshëm që kishte mbetur ishte pakoja e letrave në xhepin tim. Nuk kisha asnjë gërvishtje në trup dhe xhepi im nuk ishte grisur fare, por një pjesë e atyre letrave ishte coptuar fare dhe ishte zhdukur. Ishte një prerje e paster. Por sesi ato ishin prerë, por xhepi jo, ishte një mister”, – Bill Foulkes.

“Të na kushtohet pak vëmendje dreqi e mori”, – Duncan Edwards në spital kur u vizitua nga shokët e ekipit “Bëni diçka”, – i tha Duncan Edwards nga shtrati i tij asistentit të United, Jimmy Murphy.

“Mbani flamurin e kuq lart duke u valvitur”, – Sir Matt Busby këshillonte Jimmy Murphyn nga shtrati i tij. “United do të vazhdojë përpara”, – Fjalët e para në një program para ndeshjes kundër Sheffield Wed, pas tragjedisë.

“Zonja dhe zotërinjë, po ju flas nga shtrati im në spitalin në Mynih, këtu kam një muaj që nga aksidenti tragjik. Jam i sigurtë se do të gëzoheni kur të merrni vesh se lojtarët e mbijetuar këtu dhe unë, tani jemi jashtë rrezikut dhe kjo falë trajtimit special nga Professor Maurer dhe stafi i tij, të cilët sot janë të ftuar si miq të klubit”.

”Vetëm 2-3 ditët e fundit kam pasur mundësinë të marr vesh çfarë po ndodh rreth futbollit dhe jam i lumtur të dëgjoj për përpjekjet dhe sukseset e bërë nga të gjithë sëbashku ne Old Trafford. Është bukur të dëgjoj që klubi ka arritur në gjysëm-finale të FA Cup dhe ju uroj gjithë të mirat të gjithëve”, – ishte ky një rregjistrim i Sir Matt Busby, i luajtur në Old Trafford pak para ndeshjes kundër WBA me 8 mars, përcjell Transferimet.com.

“Po të mos kishte ndodhur ajo tragjedi, nuk ka dyshim se United ishte destinuar për gjëra të mëdha”, – David Meek, gazetar i Manchester Evening News.

“Nuk e kam kaluar akoma atë traumë”, – Jackie Blanchflower.

“Tragjedia famkeqe e Mynihut ka lënë një hije në jeten time, që e kam të vështirë ta largoj”, – Harry Greg në autobiografinë e tij.

“Mua më ka ndikuar kur isha një djalosh i ri. Ishte një kohë e trishtë. Për disa ndoshta kjo është harruar, por për dikë si unë, që e kujton atë ditë, nuk do të harrohet kurrë”, – Sir Alex në 2013./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.