Suarez “këshillon” Barcelonën, blejeni këtë lojtar

516

Luis Suarez, që prej ardhjes në Barcelonë, është bërë një prej lojtarëve me të rëndësishëm të klubit, por jo vetëm kaq.

Sulmuesi uruguajan ka rinovuar kontratën me klubin deri në fund të vitit 2021, por sipas mediave spanjolle, është bërë edhe një “vëzhgues” i vërtetë.

Sikurse shkruan gazeta “El mundo deportivo”, Suarez ka “këshilluar” specialistët dhe drejtuesit e klubit katalan për të ndjekur mesfushorin Nicolas De la Cruz, shtylle e rëndësishme e kombëtares së Uruguajit U-20.

Fizikisht i ngjashëm me Messin, De la Cruz zoteron një teknike të përsosur, duke patur “kapacitet për të kaluar kundërshtarin vetëm për vetëm”.

De la Cruz luan më ekipin Liverpool te Montevideo dhe sipas gazetës, ai është “drejt rritjes dhe perfeksionimit”.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.