Superliga evropiane më afër se kurrë: Ja skuadrat pjesëmarrëse

335

Një ligë Kampionesh, por që luhet çdo fundjavë, për të prodhuar kampionatin më spektakolar të futbollit të të gjitha kohëve.

Ky është plani i klubeve të mëdha europiane të cilat janë të bindura se në këtë mënyrë mund të gjenerojnë të ardhura pa fund nga stadiume të mbushura plot në çdo fundjavë.

Organizatorët janë emrat e zakonshëm: Real Madrid, Barcelona, Bajern Mynih dhe Juventus, të cilat kanë futur në grupin e tyre edhe PSG-në. UEFA u mundua të shuante “kryengritjen” duke modifikuar Ligën e Kampioneve në favor të skuadrave të mëdha, por nuk ishte mjaftueshëm, edhe pse në fakt organizatorët e kampionateve janë kundër idesë sepse aktivitetet kombëtare do të zhvlerësoheshin plotësisht.

Megjithatë, klubet në fjalë, duke shfrytëzuar Shoqatën Europiane të Klubeve (ECA), janë në bisedime të avancuara dhe që tani është përvijuar një rreshtim i mundshëm i skuadrave që do të luanin në këtë turne të jashtëzakonshëm futbollistik.

Pjesëmarrësit

La Liga: Barcelona, Real Madrid, Atletiko Madrid, Sevilla

Premier League: Manchester City, Chelsea, Manchester United, Arsenal, Liverpool

Seria A: Juventus, Milan, Inter, Napoli

Bundesliga: Bayern Muchen, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen

Liga 1: PSG, Olimpik Lyon, Marseille

Klubet kanë bërë një kontroll të tregut dhe kanë zbuluar se NFL (futbolli amerikan), aktualisht gjeneron 7 miliardë euro të ardhura nga e drejta televizive, ndërsa Liga e kampioneve vetëm 1,5 miliardë. Por këto shifra bien në kontrast të plotë me faktin se nga rreth 2 miliardë të apasionuar të sportit në botë, 1,6 miliardë janë të futbollit dhe vetëm 150 milionë janë të futbollit amerikan. Ndaj po ndërmerren këto hapa për të ndërtuar turneun e miliardave, pasi klubet e mëdha janë të sigurt se mund t’ia dalin të gjenerojnë shumë më tepër se sa u jep aktualisht UEFA.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.