“Do ta sjell komplet Spanjën në Premier League, vetëm qëndro”

365

Jose Mourinho nuk dëshiron që të dëgjoj asgjë në lidhje me largimin e David De Geas nga Manchester United.

Trajneri portugez është i gatshëm që të bëjë çdo gjë, vetëm që ta mbaj portierin spanjoll në Angli, pasi Real Madridi po e dëshiron transferimin e tij.

Por, sipas të përditshmes spanjolle “ MARCA”, Mourinho dëshiron që të plotësoj të gjitha kërkesat e De Geas vetëm që të qëndroj tek Manchester United, nëse është e nevojshme do ta sjell komplet Spanjën në Angli.

Familja e portierit spanjoll nuk është e lumtur në Angli dhe për këtë arsye Mourinho dëshiron që të bëjë gjithçka që ta bind atë të qëndroj tek Manchester United.