Televizioni kinez: Berlusconi shet Milanin

283

Televizioni shtetëror kinez ka konfirmuar shitjen e Milanit te kompania “Sino-Europe Sport”.

Berlusconi ka shitur Milanin”. Ky është titulli i postimit në faqen zyrtare të televizionit shtetëror kinez CCTV5, e cila njoftoi shitjen e 99.93% të aksioneve të Rossonerëve nga politikani italian dhe biznesmeni i njohur, Silvio Berlusconi.

Ndërkohë, siç raportohet “Milanews”, kompania “Sino-Europe Sport” ka ftuar zyrtarisht gazetarët kinezë në një konferencë që do të mbahet ditët e ardhshme në Pekin.

Këto janë ditët e fundit të Berlusconit në krye të Milanit pasi zyrtarisht në fillim të muajit marsit pronarët e rinj kinezë pritet të marrin frenat në dorë të klubit kuqezi.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.